Pensionohen profesorët, Skender Berisha e Fadil Bytyçi
Gjimnazi “ Loyola” në Prizren, përmes një njoftimi në faqen e tij në facebook, bën të ditur se gjatë ditës së sotme janë pensionuar dy profesorët e nderuar, Skender Berisha dhe Fadil Bytyçi.
“Sot, në ALG – Loyola-Gymnasium, kemi pasur nderin të organizojmë një ceremoni të veçantë për pensionimin e dy pedagogëve, Prof. Fadil Bytyçi dhe Prof. Skender Berisha. Pas shumë dekadash përkushtimi dhe punë të palodhur në edukimin e brezave të rinj, ata meritojnë çdo lëvdatë dhe falenderim për kontributin e tyre të çmuar.
Nga zemra, ju urojmë një pensionim të lumtur dhe të mbushur me çaste të bukura! Faleminderit për gjithçka që keni bërë për shkollën tonë dhe për nxënësit tanë. “, thuhet në fund të këtij njoftimi nga gjimnazi “ Loyola”.