Për dy ditë afër 150 aksidente, shoferëve u bëhet thirrje për kujdes
Njëri prej faktorëve të këtyre aksidenteve, konsiderohet mjegulla e dendur, dhe mospërshtatja me të.
“Mjegulla e dendur paraqet edhe probleme të tilla, derisa këto aksidentet e komunikacionit rrugor paraqet edhe një rrezikshmëri shumë të lartë, duke pasur parasysh që dukshmëria është shumë e rëndësishme tek qarkullimi i automjeteve. Dhe është pikërisht njëri prej elementeve/ faktorëve të cilët munden me ndodh aksidentet.”, thotë Nol Dedaj, profesor i komunikacionit.
“Të mbajnë distancën e sigurisë ndaj mjeteve tjera, si dhe ta përshtatin shpejtësinë edhe kushteve atmosferike dhe kushteve të rrugës, pra në rastin tonë edhe të mjegullës”, shprehet Dedaj.
Për 1 dhe 2 janar, janë arrestuar 27 persona, kurse 22 tjerë janë dërguar në mbajtje./teve1/