Për dy ditë mbyllet për qarkullim një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se do të mbyllet për qarkullim për të gjitha automjetet segmenti i autostradës Prizren Veri – kyqja Suharekë.
Kjo për shkak të punimeve që do të zhvillohen, respektivisht për nevoja të operatori KOSTT, për vendosjen e shtyllave përgjatë korridorit të Autostradës “Ibrahim Rugova“.
Mbyllja e segmentit të Autostradës kyqja Prizren Veri – kyqja Suharekë, do të bëhet me datë 08 maj (e premte) nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, dhe me datë 09 maj (e shtunë) gjithashtu nga ora 08:00 deri në orën 18:00 pasdite.
Ministria ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të shfrytëzojnë rrugët nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore.