23-04-2024

Për dy ditë rresht në Prizren nga një lindje binjakësh

Për dy ditë rresht në Prizren kanë ndodhur lindje gemellare (binjake),  transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara, në jetë kanë ardhur 13 të foshnje.

Sa i përket gjinisë prijnë meshkujt, pasi shtatë nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa gjashtë vajza.

Karakteristikë është se për dallim nga lindja e djeshme binjake, ku të dy foshnjat ishin djem, këtë ditë ato ishin të dy gjinive.

Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane”  (me operim), ka qenë katër. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.