25-04-2024

Për herë të parë, Gjermania largohet nga Botërori pa kaluar fazën e grupeve

Favoritet e mëdha të Botërorit po arrijnë me vështirësi objektivat e tyre, përveç Gjermanisë.

Skuadra e Joachim Loë e bëri të pavlefshme fitoren me vuajtje ndaj Suedisë disa ditë më parë dhe tregoi se ai sukses nuk nënkuptonte se kampionët në fuqi të Botës ishin kthyer si më parë.

Gjermania nuk do ta mbrojë titullin, pasi në grupin F grumbulloi vetëm 3 pikë në 3 ndeshje. Përveç disa elementëve të rinj si Ëerner, Goretzka dhe Kroos, brezi i suksesshëm i futbollistëve gjermanë ka nevojë për t’u zëvendësuar.

Është hera e parë në histori që Gjermania largohet nga Botërori pa kaluar fazën e grupeve./tch/

 

Asnjë koment

Comments are closed.