25-04-2024

Për rrugën me katër korsi Rahovec-Xërxe, 3.4 milionë euro

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se Rahoveci nga sot ka të ndarë buxhetin për ndërtimin e rrugës me katër korsi nga Rahoveci deri në Xërxë.

“Për këtë projekt 3.4 milionë euro, nënshkruam memorandum mirëkuptimi me kryetarin e kësaj komune Smajl Latifi. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit zoton mjetet ndërsa komuna është përgjegjëse për procedurat. Presim implementim korrekt të projektit”, ka shkruar ai në Facebook./KsP.

Asnjë koment

Comments are closed.