26-04-2024

Për tri vite, e transkriptoi komplet Kur’anin në fije të holla mëndafshi

Një punim i bukur si ky nuk mund të shihet askund.

Artistja 33-vjeçare nga Azerbajxhani, Tünzale Memmedzade, kaloi 3 vite duke e shkruar Kur’anin në fije të holla mëndafshi transparent me material të lëngshëm të përbërë nga ari dhe argjendi, transmeton Korrespodenti.

Memmedzade thotë se e filloi këtë iniciativë pasi që Kur’ani ishte transkriptuar në materiale të ndryshme, por që mungonte transkriptimi i librit të shenjtë të myslimanëve në mëndafsh.

Ajo mori versionin zyrtar të Kur’anit nga Diyanet (Bashkësia Islame e Turke) dhe e transkriptoi atë komplet në fije të holla mëndafshi me diametër 29 x 33 cm.

Artisti 33-vjeçare e konsideron këtë projekt si kryeveprën e saj. Rezultati final i transkriptimi të Kur’anit, librit të shenjtë të myslimanëve, ka mahnitur shumë artistë nga mbarë bota, që vijnë jo vetëm nga komuniteti myslimanë, por edhe nga ai i ateistëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.