25-11-2024

Për vrasjen në Bresanë të Opojës, 14.5 vjet burgim dorasit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues  ndaj të akuzuarit me iniciale  H.S., nga fshati Bresanë, Komuna e Dragashit, për shkak  të veprave penale vrasje, dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Të akuzuarin, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në  kohëzgjatje prej  14 vite, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve gjykata e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti.

Gjykata konform dispozitave ligjore e ka dënuar me dënimin UNIK  me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite,  e  6 (gjashtë) muaj.

Për dallim nga herët tjera, në kumtesën e Gjykatës, nuk është konkretizuar se për cilin rast të vrasjes është dënuar ai.  Kujtojmë se në korrik 2016, ishte gjetur i vrarë një person në Bresanë të Dragashit. Viktima ishte gjetur në një veturë në parkingun e një pompe të karburanteve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.