20-04-2024

Përfaqësues të fshatrave të Hasit i kërkojnë investime menaxherit të KEDS-it në Prizren

Pothuajse që gjysmëshekulli, nga instalimi në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar,  rajoni i Hasit të Prizrenit përballet jo vetëm me cilësi të dobët, por edhe ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji elektrike.

Rrjeti tashmë është vjetruar, ndërkohë që standardi në këtë pjesë pas luftës ka shënuar një kthesë drejt përparimit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndonëse KEDS-ia disa herë ka deklaruar për investime në infrastrukturën energjetike në fshatra të ndryshme të komunës së Prizrenit, duke ndërruar dhe përforcuar shtyllat si dhe pajisjet përcjellëse, të pakënaqur me shërbimet e tij deklarohen banorët e shumë fshatrave të Hasit.

Për këtë përfaqësues e disa fshatrave të këtij rajoni, sot ishin në takim me menaxherin e KEDS-it në Prizren, duke kërkuar sqarime prej tij se ku qëndron problemi i mungesës së furnizimit me drita, duke kërkuar urgjentisht intervenim për zgjidhjen e këtij problemi.

Me këtë rast, kërkesat e tyre për ndërrim të rrjetit në tërësi, shtimin e trafostacioneve  dhe të tjera ia kanë paraqitur me anë të një shkrese./GazetaePrizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.