01-03-2021

Prizren: Hoxhaj me biznese, problemet ekonomike që ka Kosova mund t’i zgjidhë vetëm plani i Rimëkëmbjes

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Prizren ka takuar edhe pronarin e kompanisë Abi, Irfan Fushën dhe ka dhënë mesazhin se problemet ekonomike që ka Kosova mund të zgjidhen vetëm me planin e Rimëkëmbjes që ka PDK.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se me Irfan Fushën bisedoi për planin e rimëkëmbjes, për investimet që Qeveria e tij do t’i bëjë në sektorin privat dhe për politikat fiskale e tatimore.

“Problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia nuk mund të zgjidhen me retorikë, demagogji e populizëm. Ato kërkojnë përgjigje profesionale, të përgjegjshme, serioze dhe atë e ka Bedri Hamza, e kemi ne me planin e rimëkëmbjes.”, ka shkruar Hoxhaj.

Lexoni të plotë statusin e tij në FB:

Një ndërmarrje e suksesshme, me punëtorë të zellshëm, është edhe “Abi Çarshia” në Prizren.

Me pronarin dhe mikun tim, Irfan Fusha, sot biseduam për planin tonë të rimëkëmbjes, për investimet që Qeveria ime do t’i bëjë në sektorin privat dhe për politikat fiskale e tatimore.

Ne jemi partia e vetme që kemi plan konkret, të matshëm dhe të zbatueshëm, për t’iu dalë në ndihmë ndërmarrjeve private.

Problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia nuk mund të zgjidhen me retorikë, demagogji e populizëm. Ato kërkojnë përgjigje profesionale, të përgjegjshme, serioze dhe atë e ka Bedri Hamza, e kemi ne me planin e rimëkëmbjes.

I kemi mbi një miliard euro investime në sektorin privat, mbi 500 milionë euro investime direkte pa kthim, ulje të TVSH-së, politika favorizuese në doganë dhe akcizë.

Asnjë koment

Comments are closed.