Përforcohet Liria
Pas ardhjes së kryetrajnerit Naci Sensoy, Liria ka sjellë edhe përforcime.
Në kumtesë, thuhet se deri tani skuadrës i janë bashkuar: Martin Kovachev, qendërmbrojtës (Makedonija G.Petrov), Miljan Vlaisavljeviç, mesfushor krahu/sulmues (Rudar), e Borislav Bladzhiyski, mesfushor (Montana). Nga Ballkani kthehen portieri Armend Rugji, mesfushori, Roni Gashi e sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj.
Albin Berisha, ka vazhduar huazimin nga Ballkani edhe për pjesën pranverore.
Liria nga 7 janari ka nis fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror.
Nga fundi muajit, Liria udhëton më Durrës, në përgatitje dy javore.
Nga klubi me marrëveshje janë liruar: Diar Mustafa, Egzon Krasniqi, Blazho Igumanoviq, Ardian Hoti dhe Jetlir Berisha (i huazuar në Fc Prizreni).
Ndihnës të Naci Sensoyt, janë: Bedredin Gjinali, Blerim Zherka (trajner i portierëve) dhe Fatih Karahoda, trajner kondicional./GazetaePrizrenit.net