24-04-2024

Djegia e shtëpisë në Prizren, dyshohet se familjari i dehur ia vuri zjarrin

Personi i arrestuar për zjarrëvënien e shtëpisë, mbrëmë në rrugën “Reshat Karjagdiu” në Prizren, për të cilin ka raportuar  “Gazeta e Prizrenit” është një 46 vjeçar, konfirmoi sot policia.

Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj,  i arrestuar është anëtar i familjes, i cili dyshohet që ia ka vënë zjarrin shtëpisë qëllimisht, por sipas familjes ai dyshohet të jetë me të meta mendore, derisa në momentin kritik ka qenë në gjendje të dehur.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë
Me dëmet e shkaktuara nga zjarri po merren organet tjera kompetente në Prizren./GeP

Asnjë koment

Comments are closed.