27-07-2024

Përfundoi takimi Prishtina-Liria

Kryeqytetasit e nisën më mirë ndeshjen dhe kërkonin më shumë golin, duke krijuar raste.
Kjo gjë iu shpërblye në minutën e 34-të, kur Jalen Blesa asistoi te Leotrim Kryeziu i cili shënoi për 1-0 më një goditje të fortë nga brenda zonës.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Liria u këndell dhe filloi të kërkojë golin.

photo by: @Shpend Ahmeti

Fillimisht e gjeti me Andri Stafën, por që goli u anulua pasi ai kishte shkaktuar faul para se të gjuante.

Por prizrenasit e gjetën golin në minutën e 79-të me Prins Tijuezan për 1-1.

Prishtina ka mundur ta fitojë ndeshje, por penalltia e gjuajtur nga Kryeziu u prit nga portieri Shala.

Prishtina është e katërta me 9 pikë pas pesë ndeshjes, ndërsa Liria ka 6 pikë. /IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.