25-04-2024

Përfundon hetimi në vendin ku ndodhi tragjedia në Shkup

Ka përfunduar hetimi në vendin tragjik ku ka ndodhur aksidenti i mbrëmshëm mbrëmë në fshatin Llaskarcë, ku kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa janë lënduar 32.

Sipas kontakteve të fundit me autoritetet policore numri zyrtar i viktimave mbetet 14, ndërsa nuk ka ende konfirmim nga mjekësia ligjore që të ketë viktim të 15-të por gabimi në opinion është bërë për shkak se njëri prej viktimave ka poseduar dy mbiemra. Bëhet fjalë për viktimën Besim Kamberi i cili deri para një muaji ka pasur tjetër mbiemër.

Pasi që vinç ka larguar autobusin nga vendi i ngjarjes, autobusi është transportuar për ekspertizë në Fakultetin e Makinerisë. (Alsat)

Asnjë koment

Comments are closed.