18-05-2024

Përfundon miqësorja Kosova – Hungaria

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, me rezultat 0-2.

Në takimin që u zhvillua në Pushkash Arena, Dardanët e nisën më mirë pjesën e parë duke rrezikuar disa herë portën e hungarezëve.

Në pjesën e dytë, Hungaria kaloi në epërsi me anë të Dominik Szoboszlai, në minutën e 58’.

Hungarezët shënuan edhe njëherë në minutën e 86’, me anë të Nagy, për rezultatin final 2-0.

Kështu Kosova zhvilloi dy ndeshje gjatë marsit, njërin e fitoi ndaj Armenisë të premten me rezultat 1-0, dhe tjetrën pësoi humbje ndaj Hungarisë me shifrat 2-0./ Klankosova

Asnjë koment

Comments are closed.