12-10-2024

Publikohen pamjet nga aksidenti ku treni goditi këmbësoren, policët i ofrojnë ndihmë – VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash te hekurudha në Prishtinë, ku treni dyshohet se ka goditur një këmbësore.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut“.

Ndërkohë Demos ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihen zyrtarë policorë duke i ofruar ndihmë viktimës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.