Përfundon në burg edhe i kërkuari dytë nga Prizreni që ‘sfidoi’ dje Policinë nga arratia
Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për aksionin policor të Antidrogës që kishte cak vëllezërit binjakë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Artan Krasniqit, i cili u ndalua lidhur me rastin e drogës që u gjet në banesën e tyre i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Artani është kërkuar në bazë të një urdhërese të Gjykatës, për t’u dërguar në vuajtje të dënimit prej rreth 2 vitesh.
Edhe vëllai tjetër, Arditi, që dje u lajmërua nga arratia, sot siç merr ekskluzivisht vesh Gazeta Sinjali ka përfunduar në vuajtje të dënimit për shitblerje të drogës, pasi Policia ka arritur ta sigurojë prezencën e tij.
Të dy vëllezërit janë recidivistë të veprave penale, kryesisht që lidhen me substanca narkotike.
Krasniqi, i cili është dënuar për shitblerje të drogës dhe dje po e shijonte lirinë nga arratia, tha dje se nuk do të dorëzohej në Polici, por as nuk mund ta kapnin me arsyetimin se është ‘një hap para tyre’.
Gjatë bisedës, ai e pranoi që bashkë me vëllain e tij binjak, Artanin, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, janë përdorues të substancave narkotike.
“Na s’ia jepim kërkujt drogën, na jemi përdorues të drogës. Milioner jom unë. Familja jonë punojna me sene t’mira, unë me vëllain jena veç përdorues”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.