01-07-2026

Humb jetën një 26-vjeçar në bjeshkët e Suharekës – goditet nga rrufeja

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja në një zonë malore të Suharekës, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sot, më 1 korrik 2026, rreth orës 17:23, Emergjenca e Suharekës ka njoftuar Policinë se afër vendit të njohur si “Guri i Dellocit”, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, dyshohej se një person ishte goditur nga rrufeja dhe ishte pa shenja jete. Sipas informatave fillestare, njoftimi ishte bërë nga banorë të fshatit Delloc.

Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, toger Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit se patrulla e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Ai bëri të ditur se qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë për shkak se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor i Emergjencës së Suharekës ka konstatuar vdekjen e viktimës, F.B., mashkull rreth 26 vjeç.

 

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve po zhvillojnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin e Shtetit. /Gazeta e Prizrenit /

Lexo edhe:

Orhan Lopar mori pjesë në manifestimin e serbëve më 24 maj në Jabllanicë?

Asnjë koment

Comments are closed.