02-12-2024

Përfundon pa marrëveshje takimi për dinarin

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mbi dinarin.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, duke thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje.

Siç raporton REL, duke folur për gazetarët pas negociatave disaorëshe, Bislimi ka deklaruar se nuk pret takime të tjera për këtë temë.

Në Bruksel është zhvilluar takimi trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Rundi i ri i bisedimeve është edhe një përpjekje që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Më 1 shkurt, në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Asnjë koment

Comments are closed.