28-05-2024

Përleshen dy familje në Prizren, arrestohen 7 të dyshuar

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona.

Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, derisa ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal për veprat “kanosje” dhe “sulm”.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Selajdin Berisha ’’.

“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: B.B. (viti i lindjes 1972),i B.B. (viti i lindjes 1978) B.B. (viti i lindjes 2000, A.B. (viti i lindjes 2001),S.SH (viti i lindjes 1954), V.SH. (viti i lindjes 1986), dhe J..SH (viti i lindjes 1991) të cilët  dyshohet se pas një mosmarrëveshje në mese dy familjeve ata kanë sulmuar  fizikisht  njeri tjetrin. Të dyshuarit janë shoqëruar ne  policor në Prizren, ne prani të avokateve mbrojtës janë intervistuar, pas intervistimit  ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Kanosje” dhe ‘Sulm”, thuhet në njoftim

Asnjë koment

Comments are closed.