Përgatitjet për vitin e ri shkollor: Ministria e Arsimit nxjerr udhëzues për drejtoritë e arsimit
Ministria e Arsimit do të përgatisë disa protokolle që do të shërbejnë si udhëzues për drejtoritë e arsimit.
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka vazhduar takimet virutale me kryeministrin Hoti në lidhje me fillimin e mësimit.
Në këtë takim janë shpalosur tre skenarët me të cilët mund të organizohet viti i ri shkollor.
Aty është vendosur që të hartohen protokolle përmes të cilave do të sqarohet se si do të veprohet në në skenarët e paraparë.
Kësisoj në bazë të këtyre protokolleve do të përgatiten trajnime për Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtorëve të shkollave.GazetaExpress