24-04-2024

Përgatituni për mot të ftohtë në këtë javë

Këtë javë në Kosovë, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

“Të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore. Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik”.

 

“Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.