24-04-2024

Përkujtohen luftimet para 22 vitesh” aktivitete kushtuar “Epopesë së UÇK-së në Vërri”

Në përkujtimin e 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së në Vërri” OVL e UÇK-së organizon këto aktivitete:

Me 01.09.2020 në ora 10:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në ora 11:00 bëhen nderime pranë shtatores së Heroit Xhevat Berisha në Shatërvan, ndërsa në ora 12:00 pranë lapidarit të dëshmorëve në fshatin Kushnin dhe në ora 12:30 nderime tek lapidari i dëshmorëve në fshatin Lez.

Në ora 18:00 Shoqata për Kulturē dhe Art “Fidani” organizon orë letrare kushtuar mësuesit,poetit dhe Heroit Kombëtar, Xhevat Berisha, në restorantin familjar “Mulliri” Marash-Prizren.

Sipas sekretarit të degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, aktivitetet vazhdojnë edhe me 02.09.2020 vazhdojmë nderimet pranë lapidarëve të dëshmorëve në ora 10:30 në fsh. Hoçë e Qytetit, ora 11 në fshatin Jeshkovë, ndërsa në ora 12 në fshatin Malësi të Vërrinit ( Lybeçevë). / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.