26-05-2026

Përkujtohet 27 vjetori i  masa*krës nga forcat serbe në Tusuz të Prizrenit

Sot u shënua 27 vjetori i masakrës së Tusuzit, në të cilën u vranë e masakruan civilë të pafajshëm nga Prizreni,  mes të cilëve edhe persona me nevoja të veçanta.

Gjatë fushatës u dogjën e shkatërruan 250 shtëpi të kësaj lagjeje e cila ishte bazë e furnizimit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në përvjetor janë bërë homazhe në varrezat e martirëve të lagjes, ku u përkujtuan 28 civilët e pafajshëm që u vranë barbarisht nga forcat serbe në 26 maj 1999.

Në ceremon morën pjesë familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, përfaqësues institucionalë, veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë.

Djali i dëshmorit Sani Bajrami, që mban emrin e babait të tij, tha se krenaria për sakrificën e të rënëve mbetet e përhershme dhe se brezat e rinj duhet të mësojnë të vërtetën e luftës çlirimtare.

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se sakrifica e martirëve dhe dëshmorëve të kombit mbetet themel i lirisë së Kosovës, duke bërë thirrje që kujtimi për ta të ruhet ndër breza.

Forcat serbe, në pamundësi për të gjetur dhe identifikuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u hakmorën ndaj popullatës civile në mëngjesin e 26 majit të vitit 1999, duke kryer njërën nga masakrat më të rënda në Prizren.

Kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së, Isa Berisha tha se nuk do të harrohet kurrë gjaku i dëshmorëve dhe se amaneti i tyre mbetet mbrojtja e lirisë dhe dinjitetit të vendit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.