Tentohet futja e dro*gës në Dubravë, u gjet e fshehur në pampers
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një tentim për futjen e substancave të dyshuara narkotike gjatë një kontrolli rutinor të vizitorëve në Pavionin D.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjatë bastisjes së kryer nga stafi korrektues, në pampersin e një fëmije të mitur janë zbuluar dy qese të bardha transparente me substancë të dyshuar narkotike.

Menjëherë pas zbulimit të rastit, vizita është anuluar dhe është njoftuar Policia, përkatësisht njësia përkatëse hetimore në Pejë.
Ndaj të burgosurit që dyshohet se ndërlidhet me rastin janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa i njëjti është transferuar në tretman themelor deri në përfundimin e hetimeve.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe në garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit institucional në të gjitha institucionet korrektuese.”
Lexo edhe:
Editorial: A u “mashtruan” partneri qeverisës dhe opozita në Prizren në rastin e Arben Shalës në komisionin për drejtorë?

