01-05-2024

Përleshja në Rahovec: 52-vjeçari e bëri llom fqinjin vetëm pse e vendosi dritaren kah prona e tij

Një përleshje ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, ku si rezultat i një zënke në mes të dy personave, një 52-vjeçar ka sulmuar fqinjin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Motivi i përleshjes  yshohet të jenë punimet që kishte kryer viktima në afërsi të pronës së të dyshuarit. I njëjti u prangos nga Policia dhe më pas u ndalua me aktvendim të prokurorit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari që rrahu fqinjin për shkak se kishte vendosur një dritare kah prona e tij është Remzi Hoti.

Hoti dyshohet se ka sulmuar me grushte në fytyrë viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Sinjali raportoi se Policia është vënë në veprim me t’u njoftuar për rrahjen, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku i dyshuari është arrestuar menjëherë.

Prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.