27-04-2024

Haskuka i befasuar me dënimet për “Abi Çarshia”: Kosova vend i çudirave!

“Nga sot rrënimi I objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”. Kosova vend i çudirave.  Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, dy zyrtarë të komunës së Prizrenit janë shpallur të martën fajtorë nga Gjykata Themelore e Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit dhe Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë, janë dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 2.000 euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë”, më 19 dhe 21 korrik 2019.

Asnjë koment

Comments are closed.