26-04-2024

Përleshje mes shtatë personash në Prizren, përdoret edhe arma

Policia ka raportuar për një rrahje në Prizren, në të cilën janë përfshirë shtatë persona, ndërsa një person ka shtënë edhe me armë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Referuar policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa një peson është arrestuar.

“Raportohet se janë përfshirë në një përleshje fizike shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e kujdestarisë së PK-së.

Lexo edhe:

Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar, është gjetur një armë me një karikator me katër fishekë,  dy thika dhe një qelës gome që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve i cili kishte në posedim armën dhe kishte shtënë me të, është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.