19-04-2024

 Përleshje në një lokal nate, katër të lënduar në Xërxe të Rahovecit

Katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, janë arrestuar pas një përleshjeje në një lokal nate, rapprton Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Xërxe të Rahovecit.

Sipas policisë, pas një mosmarrëveshje në një lokal nate, të dyshuarit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.