24-11-2024

Përmirësimi i motit shton fluksin e për shënimin e Shën Gjergjit në Prizren

Përmirësimi i motit, pas shiut që ra paradite, bëri që pasdite në Prizren, të rritet numri i qytetarëve të cilët dolën për të shënuar festën tradicionale të Shën Gjergjit, të njohur këtu edhe “Dita e Karabashit”,

Gjatë pasdites jo vetëm pjesa tek Parku i qytetit, në afërsi të spitalit, por edhe rrugët përreth ishin të mbushura me njerëz e automjetet duke krijuar edhe kolona në këtë pjesë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Siç duket edhe në fotot e portalit, për shkak të qytetarëve rruga nga ura përballë Elkosit e deri te hyrja e spitalit ishte e bllokuar për lëvizje të veturave.

Kjo festë në disa fshatra të Hasit dhe ato të Rrafshit të Dukagjinit është organizuar pranë tyrbeve të shenjta, në afërsi te të cilave janë therur qengje.

Kremtimi i kësaj feste në Prizren vazhdon deri në mesnatë, kur qytetarë të shumtë, përfshirë edhe qiftet e reja dalin për xhiro në qytet, ndërsa qendra e Prizrenit zakonisht mbushet si asnjëherë më parë./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.