23-11-2024

Personat që kanë fiksim tatuazhet janë më të prirë të tradhtojnë

Askush nuk mund të parashikojë saktë nëse burri/gruaja do të tradhtojë. Por, ekziston një karakteristikë fizike nga e cila duhet të ‘keni kujdes’, pasi që e bën një person më të prirë të jetë i/e pabesë në lidhje – dhe kjo karakteristikë mund t’ju befasojë. Një hulumtim i ri, i cili është kryer nga sajti ‘Ashley Madison’, ka zbuluar se personat që tradhtojnë i shohin tatuazhet si diçka atraktive.

Sipas Dr. Tammy Nelson, terapiste e seksit dhe lidhjeve, tatuazhet mund të mos jenë stimuluesi i joshjes, por më shumë shërbejnë si shenjë për potencial më të madh të emocioneve – gjë të cilën personat që duan të tradhtojnë nuk janë duke e ndjerë në martesë, shkruan Telegrafi.

Studimi gjithashtu insiston se joshja fizike nga tatuazhet është më e thellë se kaq, ku gjysma e pjesëmarrësve të këtij studimi kanë thënë se joshen nga personat me tatuazhe për shkak se tatuazhet janë personale dhe kanë një mesazh domethënës të fshehur.

Gati gjysma e tradhtarëve besojnë se personat me tatuazhe janë më spontanë sesa ata që nuk kanë ngjyrë të përhershme në trupin e tyre, dhe 27% e tradhtarëve thonë se personat me tatuazhe janë më aventuristë në seks.

Sidoqoftë, pavarësisht se tradhtarët shfaqin interes në tatuazhe, 74% pohojnë se nuk e kërkojnë specifikisht dikë me tatuazhe kur duan ta tradhtojnë partnerin/parteren, por thjeshtë është një bonos.

Vlen të ceket se mbi 3,400 anëtarë të sajtit janë anketuar për këtë studim. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.