05-10-2024

Përurohen tri rrugë në Lubizhdë dhe Kijevë

Sot është bërë përurimi i tri rrugëve në Lubizhdë dhe Kijevë, rrugë të cilat janë shtruar në lagjet e këtyre dy fshatrave. Në ceremoninë e përurimit të rrugëve, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga zyrtarë tjerë përgjegjës, si dhe kryetarët e dy fshatrave, Sejdi Berisha në Kijevë dhe Bajram Bytyçi në Lubizhdë.

Në ceremoninë e përurimit të këtyre dy rrugëve, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar banorët dhe ka thënë se “këto rrugë, janë pjesë e përpjekjeve të komunës, për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti të rrugëve”. “Qëllim i yni është përmirësimi i jetesës së qytetarëve dhe rritja e mirëqenies, dhe në kuadër të kësaj edhe lëvizja e lirë dhe më e lehtë për të gjithë banorët, përfshi edhe lagjet e juaja, andaj urime dhe i gëzofshi këto investime, të cilat janë në shërbimin tuaj”, ka thënë mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në ceremoninë e përurimit të këtyre tri rrugëve.

Edhe përfaqësuesit e Lubizhdës dhe Kijevës, e kanë falënderuar Komunën e Malishevës, për këto investime, të cilat kanë domethënie të madhe për fshatrat e tyre, e sidomos për këto tri lagje, të cilat deri më tani kanë pasur probleme në lëvizje, sidomos gjatë stinës së dimrit, dhe kur ka të reshura atmosferike.

Asnjë koment

Comments are closed.