20-04-2024

Përurohet  objekti i ri i ambulancës në Lubizhdë të Prizrenit

Sot është përuruar objekti i ri i Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Lubizhdë të Prizrenit

Përveç banorëve, në ceremoni ishin edhe drejtuesit më të lartë të komunës së Prizrenit dhe ata të sektorit të shëndetësisë, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,  ka vlerësuar si të rëndësishëm këtë objekt shëndetësor me pajisje bashkëkohore, për nevojat jo vetëm të banorëve të këtushëm, por edhe të Skorobishtit dhe rrethinës për shërbime të afërta mjekësore.

Sipas zyrtarëve kostoja e projektit kap shumën e 164 mijë e 324 eurove.

Në emër të bashkëfshatarëve falënderoi kryetari i fshatit Lubizhdë, Nehat Vehapi. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.