26-04-2024

Dy të arrestuar për posedim narkotikësh në Prizren

Dy të dyshuar ((K/Shqiptarë) janë arrestuar për shkak të posedimit të substancave narkotike.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Prizren. Gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe është sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 53 gramë , transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.