26-04-2024

Rrahje në Malishevë 

Një person është arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Malishevë

Sipas policisë, raportohet se pas një mosmarrëveshje që kishin tre të dyshuar meshkuj (K/shqiptarë) janë përleshur në mes veti, dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Rasti ka ndodhur dje, ndërsa të implikuarit kanë pranuar tretman mjekësor.  Nuk njoftohet për motivet e rastit

“Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bën të ditur policia.

Asnjë koment

Comments are closed.