Përurohet salla e edukatës fizike në shkollën e Korishës
Në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” në fshatin Korishë të Prizrenit, sot është bërë përurimi i sallës së edukatës fizike, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas zyrtarëve kjo është njëra prej sallave më të mëdha në komunë, me një sipërfaqe prej 1.526 metër katrorë.
Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, që mori pjesë në ceremoninë e përurimit, ka deklaruar se sa më shumë hapësira të reja për aktivitete sportive, aq më tepër mundësi për të zbuluar talentë të rinj në sporte të ndryshme.
Përveç kushteve moderne për realizimin e aktiviteteve sportive, kjo sallë posedon edhe 4 hapësira mësimi, si dhe hapësirën për rekuizita dhe pajisje sportive, kabinë e dushit, gardërobat dhe nyjet sanitare për nxënës./GazetaePrizenit.net
Lexo Edhe :
Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)