Përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit
Një shënim i veçantë i ditëlindjes për Fadil Vokrrin këtë vit. Shtatorja e ish-futbollistit të njohur është përurar sot në Prishtinë..
Zbulimin e shtatores e bëri kryeministri Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kryetari i FFK-së Agim Ademi dhe familja Vokrri. Shtatorja e Vokrrit është vendosur afër stadiumit të Prishtinës që edhe e mban emrin e tij.
Prezent në përurimin e shtatores ishin shumë figura të njohura politike.
Vokrri dha kontribut të çmueshëm për futbollin kosovar gjatë tërë jetës së tij.