25-04-2024

Pesë të vdekur dhe 77 raste pozitive me Covid-19

Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 77 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 4322 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 152.758. Janë 4176 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 16.481 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në total janë administruar 1.274.156 doza.

Lexo edhe:

Prizren: Vetura bie në lum, policia jep detaje rreth vetaksidentit fatal në Gjonaj

Asnjë koment

Comments are closed.