23-11-2024

Petkoviç flet me Shaqirin e Xhakën

Në pritje të vendimit të FIFA-s, i cili pritet të merret nesër, përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka biseduar sy më sy me dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.

Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se e gjithë Zvicra po diskuton për mënyrën si festuan Shaqiri dhe Xhaka dhe për veprimin e kapitenit Lichtsteiner, i cili kërkoi të gjithë të solidarizohen me yjet e kombëtares.

Në stërvitjen e fundit në kampin e Zvicrës në Togliatti në një temperaturë ideale prej 26 shkallë celsius ishte trajneri Petkovic ai që ka mbajtur diskutime sy më sy me lojtarët e tij më të mirë, Xhakën e Shaqirin.

Me të arritur në Togliatti pas fluturimit tre orësh, Petkovic ka mbajtur diskutime sy më sy me lojtarët e tij më të mirë dhe është shfaqur mjaft i nervozuar sipas medieve zvicerane ku sipas tyre ai ka folur me lojtarët për festimin e tyre me shqiponjë ndaj Serbisë dhe debatit që festimet kanë nxitur e që po konsiderohet i panevojshëm.

Një vendim i FIFA-s pritet të hënën për dyshen shqiptare dhe tashmë Federata Zvicerane e Futbollit (SVF) ka dërguar arsyetimin si një festim spontan dhe emocional pa qëllime politike, transmeton Insporti.

Festimi i Lichtseiner dhe deklarata e tij se ekzistojnë “zviceranë të vërtetë” që përkrahin shqiptarët dhe “zviceranë tjerë” ka shkaktuar debat të madh në Zvicër, ku zyrtarët e futbollit në shtetin helvetik kanë kërkuar që lojtarët të mos nxisin më diskutime të tilla, pavarësisht sa emocionale mund të jenë ndeshjet./rtk/

 

Asnjë koment

Comments are closed.