Pezullimi i Ligjit të Pagave, sindikatat i drejtohen Kushtetueses
SBASHK-u, Sindikata e Shëndetësisë, ajo e Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve, pas takimit me Avokatin e Popullit, kanë dorëzuar sot kërkesën e përbashkët në Gjykatën Kushtetuese për revokimin e masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.
Për këtë angazhim këto pesë sindikata kanë informuar edhe Avokatin e Popullit gjatë takimit me të dhe janë të bindur se Kushtetuesja do ta merr në shqyrtim këtë kërkesë dhe atë që Avokati i Popullit e kishte proceduar bazuar në kërkesat e institucioneve arsimore të arsimit, që ishin nënshkruar nga anëtarët e SBASHK-ut dhe ishin dorëzuar në adresën e Institucionit të Avokatit të Popullit.