23-11-2024

Piraj: Dikush që ka gjak shqiptari, s’blen prodhime serbe (VIDEO)

Burim Piraj nga grupacioni “Besa Besë” i cili kundërshton blerjen e produkteve serbe, thotë se kushdo që ka gjak shqiptari nuk blen mall nga Serbia.

“Ne kemi pasur shumë vuajtje, vetëm t’i kujtojmë femrat e dhunuara. Për çdo njeri që ka gjak shqiptari mjafton ajo që të mos blejë kurrë mall prej Serbisë”, u shpreh ai.

Piraj mes tjerash në “Edicionin Special” tha se askush nuk u varfërua apo u pasurua gjatë kohës që produktet serbe nuk u shitën në Kosovë.

“Ne nuk i patëm produktet serbe në Kosovë, nuk patëm rast që u varfërua dikush apo u pasurua. Konsumi i produkteve serbe as nuk ka bën më të pasur as nuk na bën më të varfër. Duhet të i anashkalojmë dhe të mos i blejmë. Kemi shumë shembuj nëpër botë ndërmjet kombeve të ndryshme, të hakmarrjes së tyre. Kjo është hakmarrje jona ndaj Serbisë e cila edhe sot po na kërcënon”.

*Kli

Asnjë koment

Comments are closed.