Pjesa më e madhe e Prizrenit, sot pa ujë
Pjesa më e madhe e Prizrenit, sot është paralajmëruar se nuk do të ketë ujë të pijes, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Kjo për shkak të punimeve në rehabilitimin e rrjetit, përkatësisht të intervenimit në nyjën kryesore të qytetit, që përbëhet nga gypat e azbestit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Hidroregjioni jugor”, ka njoftuar se me datën 11.07.2019 duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 22:00 për shkak të punimeve me rastin e lidhjes së nyjës në gypin transportues fi 400 mm , në lokacionin Marashi në Ralin do të vështirësohet furnizimi me ujë në këto lagje:
Lagjja Ralin
Rruga Kosovës
Rruga Flamurit
Lagjja Ortakoll
Lagjja Bajram Curri
Lagjja Arbana
Jeni Mahalla
Lagjja Jeta e Re
Fshati Vlashne
Burgu
Stacioni i Policisë Alfa
Gjykata
Rr. De Rada
Sipas zyrtarëve, ndonëse punimet parashihet të zgjasin deri në orët e vona, për shkak të specifikave, normalizimi i furnizimit me ujë në disa zona, mund të zgjas deri në orët e para të mëngjesit të së premtes. / GazetaePrizrenit.net /