Plaçkiten zyrat e Federatës të Skitarëve në Brezovicë
Federata e Skitarëve të Kosovës ka lajmëruar që zyrat e saja në Brezovicë janë plaçkitur dhe është tentuar dëbimi i saj nga ky objekt.
Ende nuk dihet saktë se çka është vjedhur por sipas lajmërimit të Federatës disa pajisje janë vjedhur.
Në njoftimin e saj federata ka treguar që policia e Kosovës është duke u merr me rastin dhe se shumë shpejt pritet akterët e kësaj ngjarje do të vihen para drejtësisë dhe të rikthehen pajisjet e vjedhura./Indeksonline/