03-10-2024

Plagos veten duke qëlluar me armë në një aheng familjar në Prizren

Gjatë një ahengu familjar në Prizren, një person ka plagosur veten e tij. Rasti ka ndodhur dje pasdite.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar ka shtënë me armë dhe ka plagosur veten. I njëjti është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit”, thuhet në raportin e policisë.

Arma ka qenë pronë e tij, por nuk ai posedon leje për të.

Pistoleta e përdorur është konfiskuar me  një karikator dhe 18 fishekë dhe 1 gëzhojë e kalibrit 7,65 mm. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.