05-10-2024

Oxhaku i furrës dyshohet se shkaktoi djegien e kulmit të shtëpisë në Prizren

Djegia e kulmit të një shtëpie, ku ndodhet edhe furra e bukës në Prizren, pasditen e djeshme, njoftohet se ka ardhur si pasojë e oxhakut të furrës.

Siç ka raportuar edhe “Gazeta e Prizrenit”, rasti ndodhi tek furra “Drini i Bardhë” afër udhëkryqit tek hyrja e vjetër e spitalit në Prizren,

Në raportin e policisë thuhet se sipas viktimës, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka ndonjë person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.