Plagoset me armë një person në Prizren

Një person është plagosur mbrëmë në Prizren si pasojë e i tentimvrasjes.

Referuar policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për shkak se ishte plagosë me armë e zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.

“Shefja” e Haskukës dyshohet edhe për shkelje tjera ligjore (DOKUMENT)

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, ndërsa gjendja e viktimës sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Policia nuk ka dhënë detaje për motivet e as identitetin e të dyshuarve në këtë ngjarje. / GazetaePrizrenit.net