Prizren: Shtetasi nga Shqipëria tenton ta korruptojë policin e Kosovës me 20 euro

Një shtetas i Shqipërisë ka tentuar t’i ofrojë ryshfet në vlerë 20 euro policit kosovar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Sipas raportit të policisë i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dje rreth orës 12:15 gjatë kalimit në Vërmicë ka tentuar ta korruptojë policin e Kosovës, që ishte në detyrë zyrtare.

“Shefja” e Haskukës dyshohet edhe për shkelje tjera ligjore (DOKUMENT)

Ndaj të dyshuarin është iniciuar lënda dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“DHËNJE E RYSHFETIT: PKK Vermicë 28.08.2020 – 12:15. Ndaj të dyshuarit mashkull Sh/ Shqiptar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi i njëjti ka tentuar t’i ofroj ryshfet para në vlerë 20 euro zyrtarit policor i cili ishte në detyrë zyrtare. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.