Një person u ndalua në mbajtje, pas plagosjes me armë zjarri qw ndodhi me më 2 maj 2026, rreth orës 20:30 në fshatin Gjonaj të Hasit, ku i plagosur ka mbetur një i mitur 17-vjeçar.
Sipas informacioneve të portalit Gazetën e Prizrenit, rasti ndodhi pas një konflikti mes disa personash. Viktima, me inicialet B.D., ka marrë plagë në këmbën e majtë, nën gju dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit.

I dyshuari, gjithashtu i mitur rreth 16 vjeç, është dorëzuar në polici së bashku me prindin e tij. Në vendngjarje është sekuestruar një gëzhojë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Të përfshirët janë intervistuar për veprat “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa dje i dyshuari kryesor është ndaluar për 24 orë me urdhër të prokurorit. / Gazeta e Prizrenit


