Poetja Manjola Brahaj që jeton në Prizren, shpërblehet me çmim në Maqedoni
Në festivalin letrar ndërkombëtar “Shkëndijat Letrare 2019” që u mbajt në Gostivar, poetja Manjola Brahaj që jeton në Prizren është shpërblyer me çmimin “Poetja më e mirë e huaj” si përfaqësuese e Kosovës, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Brahaj ka qenë në mesin e 160 konkurrentëve nga vendet e Ballkanit si; Mali i Zi, Bosnia dhe Herzegovina, Slovenia, Kroacia, Bulgaria, Serbia dhe Sllovakia.
Autorja shprehet se për të ishte një përvojë e bukur dhe që e ka bërë të ndihet e nderuar. Festivali gjithashtu ka mundësuar përkthimin në maqedonisht dhe botimin në përmbledhjen poetike me poezitë e të gjithë finalistëve.
Brahaj është autore e tre librave me poezi: “Vajtimi i Kalipsosë”, “Na nuk jena t’ktuhit” dhe “Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue”. /GazetaePrizrenit.net/