Policë, zjarrfikës e vullnetarë bëhen bashkë për të shuar zjarrin në Prevallë
Për të shuar zjarrin në bjeshkët e Prevallës janë bërë bashkë zjarrfikës, policë e vullnetarë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024, komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pasur takim me Drejtoreshën e Emergjencave të komunës së Prizrenit dhe zyrtar të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit”.
“Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, tha Bytyqi./IO